Erasmus + në Universitetin e Grazit, Austri
Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus + në Universitetin e Grazit, Austri

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete në Universitetin e Grazit, Austri, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbimin e studentëve për studime: Baçelor, Master dhe PhD

Nivelet e mobilitetit për studentët:

Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve Bachelor dhe kanë notë mesatare mbi 8.00).

-Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Master në Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër të studimeve Master dhe kanë notë mesatare mbi 8.00)

- PhD (studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet PhD në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’)

Kohëzagjatja e bursave të shkëmbimit:

-BA, MA dhe PhD (në kohëzgjatje prej 5,5 muaj)

Bursat përfshijnë:

- 850 EUR në muaj për studentët

- Kostot e udhëtimit deri në 275 EUR

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor dhe Master:

Certifikata e notave/Transkripta (preferohet në gjuhën angleze)

CV (në gjuhën angleze)

Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Leternjoftimit

Një letër motivimi (në gjuhën angleze)

-  Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik)

Certifikata e gjuhës angleze

  • Për programet e ofruara në gjuhën angleze/gjermane për nivelin Bachelor kërkohet niveli B2.

Learning Agreement

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin PhD:

Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik)

Certifikata e notave/Transkripta (preferohet në gjuhën angleze)

-   Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Leternjoftimit

  • Për programet e ofruara në gjuhën angleze/gjermane kërkohet minimum niveli B2.

*PhD applicants intending to focus on research only must provide a letter of supervision from a professor at the University of Graz already when applying for the placements at the home university. PhD candidates focusing on research only who have not made arrangements for supervision cannot be accepted. For support in finding a supervisor at the University of Graz, candidates need to get in touch with the academic advisor of the relevant field of study providing a CV and a detailed research plan.

Learning Agreement

 (Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju(studentët) duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin Universitetin e Grazit (lëndët që përbëjnë rreth 24-30 Ects në total) në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Prishtinës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit

 

Pasi të plotësohet document ‘Learning Agreement’’ tek fusha ‘‘commitment’’ duhet të nënshkruhet nga aplikanti dhe tek ‘’Responsible person at the Sending Institution’’ duhet nënshkruar nga koordinatori i ECTS-ve ose prodekani për çështje mësimore i Fakultetit përkatës në UP.

Për programet e studimit në Universitetin e Grazit ju lutem vizitoni uebfaqen zyrtare:

https://studien.uni-graz.at/en/degree-programmes/overview/

Courses: https://online.uni-graz.at/kfu_online/webnav.ini

Guidelines how to search courses: http://static.uni-graz.at/fileadmin/bib/downloads/studierende/incoming/ugo/bibwww_s_ugo_guidelines.pdf

Courses in English(Academic Year2017/18, Summer Semester): https://online.uni-graz.at/kfu_online/wbENLVSuche.wbEnLvSuchePage

              https://www.uni-graz.at/en/university/information/faculties/

Programet Bachelor në Pharmacology, Programet e Përbashkëta (http://international.uni-graz.at/en/stud/int-focus/jointdegrees/) si dhe Programet e Doktoraturës Biokimi dhe Biomjekësia Molekulare, Bioteknologjia, Mikrobiologjia molekulare nuk janë të hapura për aplikim për shkëmbim të studentëve në Universitetin e Grazit, prandaj edhe nuk keni të drejtë aplikimi.

Afati për aplikim për semestrin pranverorë 2018 është: 25 shtator 2017

Semestri pranverorë: shkurt - korrik 2018

Dokumentet me titull "University of Graz Application" duhet të dërgohen të skanuara tek:

[email protected], [email protected]

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
 

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail.
 

Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.