Erasmus + në Philipps-Universität Marburg, Gjermani
Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa( semestri dimëror 2017/2018) për mobilitete në Philipps-Universität Marburg, Gjermani, në kuadër të programit Erasmus + të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbimin e studentëve për studime për një semester (Baçelor dhe Master)

Për fushat/programet e mobilitetit kliko këtu:

http://www.uni-marburg.de/faculties-en/index_html-en?set_language=en

Nivelet e mobilitetit për studentët:

-Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjajshme për të cilat aplikoni në Philipps-Universität Marburg. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët janë të paktën të regjistruar në vitin e dytë të studimeve dhe kanë notë mesatare mbi 8.00)

-Master (studentët duhet të kenë të përfunduar të paktën një semestër të studimeve Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjajshme për të cilat aplikoni në Philipps-Universität Marburg dhe kanë notë mesatare mbi 8.00).

Kohëzagjatja e bursave:

-Baçelor (1 semester, 5 muaj)

-Master (1 semester, 5 muaj)

Bursat përfshijnë:

-Kompensimin mujor (800 EUR në muaj)

-Kostot e udhëtimit deri në 275 euro (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:

Një letër motivimi (në gjuhën angleze)

Certifikata e notave/Transkripta

Diploma e studimeve paraprake(në rast se aplikoni për studime Master).

CV(në gjuhën angleze)

Një letër rekomandimi (në gjuhën angleze)

Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj dhe semestrin/vitin e studimit gjatë këtij viti akademik)

Certifikata e gjuhës angleze

Për programet e ofruara në gjuhën angleze kërkohet certifikata të nivelit minimum B1, për programet në gjguhën gjermane minimum niveli B2.

Ju duhet të aplikoni në Philipps-Universität Marburg për programe dhe lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në fakultetin tuaj në UP, kjo për arsye që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni për të vazhduar studimet në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.

Për programet e studimit të ofruara në Philipps-Universität Marburg ju lutem vizitoni uebfaqen zyrtare:

http://www.uni-marburg.de/faculties-en/index_html-en?set_language=en

Akomodimi:

Pagesa mujore varion nga €200 - €280 për muaj.

Afati për aplikim është deri më:  30 qershor, për fillim të studimeve në semestrin dimëror 2017/18

Shkëmbimi fillon në muajin shtator 2017 dhe përfundon në shkurt 2018.

Dokumentet me titull "Philipps-Universität Marburg" duhet të dërgohen të skanuara tek:

[email protected], [email protected] 

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
 

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail.
 

Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.