Cumhuriyet University, Turqi
Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete për semestrin vjeshtor/dimëror në Cumhuriyet University, Turqi, në kuadër të programit Erasmus + International Credit Mobility të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e studentëve për studime Bachelor dhe Master.
  • Shkëmbimin e stafit akademik të UP-së.

Nivelet e mobilitetit për studentët:

Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjajshme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët të paktën kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve).

Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër).

Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë notë mesatare mbi 8.00

Fushat e mobilitetit për BA dhe MA :

  • Literature and Linguistics,
  • Education,
  • Humanities,
  • Arts, Fine Arts, earth Sciences,
  • Engineering,
  • Agriculture and veterinary

Bursat përfshijnë:

  • Kompensimin mujor: 800 EUR në muaj për studentë
  • Kompensimin(140 EUR në ditë për stafin akademik)
  • Kostot e udhëtimit deri në 275 EUR

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentë janë:

  • Certifikata e notave/Transkripta
  • CV (në gjuhën angleze)
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
  • Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik)
  • Certifikata e gjuhës angleze ose turke

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim për staf akademik të UP-së:

 

Për programet e ofruara në gjuhën angleze ose turke kërkohet niveli i gjuhës minimumi B1. Për lëndët e ofruar vizitoni linkun më poshtë: erasmusplus.cumhuriyet.edu.tr/en .

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.

Afati për aplikim për semestrin vjeshtor/dimëror 2017/2018 është deri më 1 korrik 2017. Semestri vjeshtor/dimëror në ‘’Cumhuriyet University“ fillon në shtator 2017 dhe përfundon në janar 2018.

Përzgjedhja do të bëhet duke u bazuar në notën mesatare dhe njohuritë e juaja në gjuhën angleze ose turke. Dokumentet me titull ‘’Cumhuriyet University “ duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected], [email protected]

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë. Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail, në pdf.  Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.