Erasmus+ në Silesian University of Technology, Poloni
Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në Silesian University of Technology, Poloni

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për stafin akademik për mobilitete në Silesian University of Technology - SUT, Gliwice, Poloni, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
-Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie

Fushat e Mobilitetit:
Faculty of Civil Engineering
Faculty of Energy and Environmental Engineering
Faculty of Mechanical Engineering

Kohëzagjatja e mobilitetit: 
-Stafi akademik (5+2 ditë)

Bursat përfshijnë: 
- Kompensimin 140 EUR në ditë për stafin
-Kostot e udhëtimit deri në 275 EUR


Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik:
-CV+ lista e publikimeve (në gjuhën angleze)
-Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Leternjoftimit
-Kontrata e punës
-Planin për mësimdhënie (shkarko këtu)
-Certifikata e gjuhës së huaj (niveli minimal i gjuhës angleze B2)


Afati për aplikim: 5 Mars 2018


Dokumentet me titull "University of Silesian University of Technology Application" duhet të dërgohen të skanuara tek: 
[email protected], [email protected], [email protected]

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një fajll në pdf.

Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.