ERASMUS+ NË Cumhuriyet University, TURQI
ERASMUS+ NË Cumhuriyet University, TURQI - HAPET THIRRJA PËR APLIKIM

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete për semestrin veror në Cumhuriyet University, Turqi, në kuadër të programit Erasmus + International Credit Mobility të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e studentëve për studime Bachelor dhe Master.

Nivelet e mobilitetit për studentët:

Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjajshme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët të paktën kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve).

Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër).

Fushat e mobilitetit për BA dhe MA :

  • Literature and Linguistics,
  • Education,
  • Humanities,
  • Arts, Fine Arts, earth Sciences,
  • Engineering,
  • Agriculture and veterinary

Bursat përfshijnë:

  • Kompensimin mujor: 800 EUR në muaj për studentë
  • Kostot e udhëtimit deri në 275 EUR

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentë janë:

  • Certifikata e notave/Transkripta
  • CV (në gjuhën angleze)
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
  • Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik)
  • Certifikata e gjuhës angleze ose turke

 

Për programet e ofruara në gjuhën angleze ose turke kërkohet niveli i gjuhës minimumi B1. Për lëndët e ofruar vizitoni linkun më poshtë: erasmusplus.cumhuriyet.edu.tr/en .

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.

Afati për aplikim për semestrin verorështë deri më 30 nentor 2017.

Përzgjedhja do të bëhet duke u bazuar në notën mesatare dhe njohuritë e juaja në gjuhën angleze ose turke. Dokumentet me titull ‘’Cumhuriyet University “ duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected], [email protected]

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë. Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail, në pdf.  Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.