Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+  në Université Lumière Lyon 2, Francë
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin veror në "Université Lumière Lyon 2", Francë në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e studentëve për studime Bachelor dhe Master (një semestër);
  • Shkëmbimin e stafit akademik.

Fushat e mobilitetit:

  • Histori, dhe
  • Arkeologji

Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjajshme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët të paktën kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve).​

Master, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër dhe kanë notë mesatare mbi 8.00) në fushën Historisë dhe Arkeologjisë.

Për programet e studimit dhe kurset të ofruara në "Université Lumière Lyon 2", Francë, ju lutem vizitoni uebfaqet zyrtare, si më poshtë: http://ghhat.univ-lyon2.fr/histoire-de-l-art-et-archeologie-519872.kjsp?RH=ghhat186&RF=1363615435303

Ndërkaq  lëndët e përkthyera në gjuhën angleze, mund t’i përzgjedhni duke klikuar këtu.

Fushat e mobilitetit janë:

  • Studentët Bachelor
  • Studentët Master 
  • Shkëmbim Stafi akademik
     

Bursat përfshijnë: 

  • Kompensimin mujor 850 EUR në muaj për studentët;
  • Kompensimin 140 EUR në ditë për stafin;
  • Kostot e udhëtimit deri në 275 EUR;

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina“.
 

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Master:

  • Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze apo gjermane të përkthyer nga ndonjë përkthyes i licencuar) që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik)
  • Certifikata e notave/Transkripta
  • Certifikata e gjuhës angleze (Niveli minimal i gjuhës angleze apo gjermane B2)
  • CV (në gjuhën angleze)
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
  • Kopje e Pasaportës

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik:

  • CV (në gjuhën angleze);
    Planin për mësimdhënie  (Plani për mësimdhënie për stafin akademik është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit: (shkarko këtu);
  • Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Letërnjoftimit;
  • Certifikata e gjuhës së huaj (Niveli minimal i gjuhës angleze apo gjermane B2);

 

Afati për aplikim për semestrin veror është deri më: 23 nëntor 2017

Dokumentet me titull "Université Lumière Lyon 2", duhet të dërgohen të skanuara tek:  [email protected], [email protected],

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail. Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.