Erasmus+  në "Ostbayerische Technische Hochschule Regensburg, Gjermani
Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+  në "Ostbayerische Technische Hochschule Regensburg, Gjermani

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin veror në "Ostbayerische Technische Hochschule Regensburg ", Gjermani në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.


Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e studentëve për studime Bachelor & Master (një semestër);
  • Shkëmbimin e stafit akademik.

Bachelor, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Bachelor në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët të paktën kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve dhe kanë notë mesatare mbi 8.00)

Master, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër dhe kanë notë mesatare mbi 8.00).

Për programet e studimit dhe kurset të ofruara në Ostbayerische Technische Hochschule Regensburg, Gjermani, ju lutem vizitoni uebfaqet zyrtare, si më poshtë: https://www.oth-regensburg.de/en/international/incoming-students/courses-in-english.html


Fushat e mobilitetit janë:

  • Studentët Bachelor dhe Master  
  • Shkëmbim Stafi.
     

Bursat përfshijnë: 

  • Kompensimin mujor 800 EUR në muaj për studentët;
  • Kompensimin 120 EUR në ditë për stafin;
  • Kostot e udhëtimit deri në 275 EUR;

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina“.
 

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor dhe Master:

  • Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze apo gjermane të përkthyer nga ndonjë përkthyes i licencuar) që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik)
  • Certifikata e notave/Transkripta
  • Certifikata e gjuhës angleze (Niveli minimal i gjuhës angleze apo gjermane B2)
  • CV (në gjuhën angleze)
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
  • Kopje e Pasaportës

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik:

  • CV (në gjuhën angleze);
    Planin për mësimdhënie  (Plani për mësimdhënie për stafin akademik është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit: (shkarko këtu);
  • Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Letërnjoftimit;
  • Certifikata e gjuhës së huaj (Niveli minimal i gjuhës angleze apo gjermane B2);

 

Afati për aplikim për semestrin veror është deri më: 31 tetor 2017

Dokumentet me titull "Ostbayerische Technische Hochschule Regensburg" duhet të dërgohen të skanuara tek:  [email protected], [email protected],

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail. Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.