Erasmus + në Justus-Liebig-Universität Giessen, Gjermani
Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus + në Justus-Liebig-Universität Giessen, Gjermani

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për studentët të UP-së (semestri verorë 2017/2018) dhe stafi akademik për mobilitete në Justus-Liebig-Universität Giessen, Gjermani, në kuadër të programit Erasmus + të Komisionit Europian, në programet:

-Agrokulturë

-Mjekësi Veterinare

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

-Shkëmbimin e studentëve për studime Master dhe PhD

-Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie,

*Stafi akademik i UP-së, ka të drejtë aplikimi edhe për programe të tjera, megjithatë përparësi kanë stafi akademik të programeve: Agrokulturë dhe Mjekësi Veterinare.

Nivelet e mobilitetit për studentët:

- Master (studentët duhet të kenë të përfunduar të paktën një semestër të studimeve Master në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë, në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’)

- PhD (studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet PhD në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë, në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’)

Kohëzagjatja e bursave:

-   Për studentë:1 semester, rreth 5 - 6 muaj

- Staf akademik: 5+2 ditë
 

Bursat përfshijnë:

-Kompensimin mujor (800 EUR në muaj për studentët

-Kompensimin 120 EUR në ditë për stafin

- Kostot e udhëtimit deri në 275 euro (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Dokumentat e nevojshme për aplikim:

Certifikata e notave/Transkripta

CV (në gjuhën angleze)

Një letër rekomandimi (në gjuhën angleze)

Një letër motivimi (në gjuhën angleze)

Vërtetim studenti (i lëshuar nga Fakulteti juaj që konfirmon semestrin/vitin e studimit)

Certifikata e gjuhës angleze

Për programet e ofruara në gjuhën angleze kërkohet certifikata të nivelit minimum B2, për programet në gjuhën gjermane minimum niveli B1.

Në programin Mjekësi Veterinare, shumica e lëndëve ligjerohën në gjuhën gjermane, prandaj dëshmia e gjuhës gjermane, minimum niveli B1, është e domosdoshme.

-   Learning Agreement (shkarko këtu)

  • Dokumenti Learning Agreement

 (Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju(studentët) duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Prishtinës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit

Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Justus-Liebig-Universität Giessen, lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në fakultetin tuaj, kjo për arsye që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni për të vazhduar studimet në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.

Pasi të plotësohet document ‘Learning Agreement’’ tek fusha ‘‘commitment’’ duhet të nënshkruhet nga aplikanti dhe tek ‘’Responsible person at the Sending Institution’’ duhet nënshkruar nga koordinatori i ECTS-ve ose prodekani për çështje mësimore i Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë.

Për programet e studimit dhe kurset të ofruara në Justus-Liebig-Universität Giessen ju lutem vizitoni uebfaqet zyrtare:

https://www.uni-giessen.de/cms/fbz/fb09/studium/msc/pdf/mp-en.pdf

Module descriptions of Transition Management

http://www.agrobiotechnology.de/studying/courses.html

http://www.uni-giessen.de/faculties/f10/international/ects/catalogue/ects-catalogue

Ndërkaq, për modulet në gjuhën gjermane, vizitoni uebfaqen:

https://www.uni-giessen.de/cms/fbz/fb09/studium/msc/mv

Keni kujdes, në Learning Agreement ju duhet të zgjedhni vetëm lëndët e semestrit verorë (SoSe) që ofrohën në Justus-Liebig-Universität Giessen, që përbëjnë jo më pak se 20 ECTS në total.

*(SoSe, nënkupton Summer Semester, ndërkaq WiSe – Winter Semester)

 

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik:

CV+ lista e publikimeve (në gjuhën angleze)

Kopje e mjetit të identifikimit (ID/pasaport)

Kontrata e punës me UP-në

Certifikata e gjuhës angleze ose gjermane

(Niveli minimal i gjuhës B2)

Plani i Mobilitetit (shkarko këtu)

 

Akomodimi:

Pagesa mujore varion varësisht nga kohëzgjatja e qëndrimit. P.sh. për pesë muaj qëndrimi, pagesa mujore është € 251 për muaj.

Sigurimi Shëndetësor: Studentët përfitues të bursës duhet të kontraktojnë kompani të sigurimeve shëndetësore pasi të keni arrit në Giessen, dhe shuma mujore e sigurimit shëndetësorë është rreth €80.00 /muaj.

Afati për aplikim deri më:  24 tetor 2017

Dokumentet me titull "Justus-Liebig-Universität Giessen" duhet të dërgohen të skanuara tek:

[email protected], [email protected],

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
 

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një fajll, si PDF.
 

Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.