Erasmus+ në Umeå University në Suedi
Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në Umeå University në Suedi

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete në UniversitetinUmeå në Suedi në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e studentëve për studime Master dhe Doktoratë;

Nivelet e mobilitetit për studentët:

  • Master: Studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktë një semestër)
  • Doktoratë: Studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi PhD në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët të paktën kanë të përfunduar një semestër).

Bursat përfshijnë: 

  • Kompensimin 850 EUR në muaj për studentët;
  • Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Kohëzgjatja e bursave:

•    Master dhe Doktoratë (në kohëzgjatje prej 5 deri në 10 muaj)

Të drejt aplikim kanë studentet e Fakultetit të Shkencave Natyrore të Departamentit të Kimisë, për kurset e ofruara në Universitetin Umeå, Suedi vizitoni uebfaqen zyrtare, si më poshtë: https://www.umu.se/en/education/exchange-students/search-courses.

 

Studentët duhet të kryejnë shkëmbimin në Semestrin Pranveror2017/2018: (15 Januar 2018 – 3 Qershor 2018)

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Master dhe Doktoratë janë:

  • Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik) ;
  • Certifikata e notave/Transkripta
  • Certifikata e gjuhës angleze(Niveli minimal i gjuhës angleze B2)
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze).
  • CV (në gjuhën angleze)
  • Kopja e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Letërnjoftimit
     

Afati për aplikim është deri më 26 shtator 2017


Dokumentet me titull "Universiteti Umeå në Suedi" duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected], [email protected] .
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail.
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.