Zyra për Buxhet dhe Financa

Detyrat dhe përgjegjësitë e Zyrës për Buxhet dhe Financa janë:

  • Përgatitja e propozimit të buxhetit, përpilimi i kërkesave të nevojshme për UP-në si organizatë buxhetore dhe dorëzimi për përvetësime në Ministrinë e Financave (MF);
  • Koordinimi i punëve me të gjitha zyrat e njësive akademike të UP-së për përpunimin e matricave për buxhetin e UP-së; harmonizimi i kërkesave të njësive akademike të UP-së me kufirin fillestar të përcaktuar nga MF-ja;
  • Vendosja e të dhënave fillestare në Sistemin e Menaxhimit të Databazës së Buxhetit: kërkesave fillestare të njësive pas harmonizimit në nivel të UP-së, numrit të të punësuarve sipas formularëve, shpenzimeve të mallrave dhe shërbimeve sipas kategorive dhe kodeve të përcaktuara nga Thesari, shpenzimeve komunale, transferimeve dhe subvencioneve, shpenzimeve kapitale etj.;
  • Vendosja e projekteve kapitale të propozuara dhe të llogaritura nga njësitë organizative dhe në përputhje me planin strategjik të UP-së, në sistemin e Programit të Investimeve Publike, të llogaritur sipas formave të përcaktuara nga Ministria e Financave për projekte kapitale;
  • Planifikimi dhe përpilimi i planit të Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) për UP-në, pas miratimit të buxhetit dhe dorëzimi në MF-Thesar dhe bërja e kërkesave për alokimin e mjeteve nga Thesari sipas periodave tremujore;
  • Përcjellja e zotimeve të mjeteve sipas planifikimit me buxhet dhe sipas planit të KASH-it të kërkuar nga UP-ja, respektivisht nga njësitë akademike të UP-së;
  • Rishikimi i buxhetit dhe harmonizimi i tij me rebalancin;
  • Përgatitja e pasqyrave financiare për MF, përgatitja e raporteve periodike dhe vjetore për Këshillin Drejtues të UP-së dhe për MF-në;
  • Planifikimi i të hyrave vetanake sipas MiM-it për inkasimin e të hyrave vetanake nga njësitë akademike dhe planifikimi për shpërndarjen dhe realizimin e mjeteve sipas MiM-it;
  • Zhvillimi dhe mbikëqyrja e zbatimit të politikave dhe procedurave buxhetore dhe financiare në shërbimin përkatës.