Anëtar nderi i Universitetit të Prishtinës

Titulli "Anëtar Nderi i Universitetit" jepet për:
  1. Përkrahje të pandërprerë të brendshme dhe për përkrahjen politike për Universitetin;
  2.  Kontribut relevant financiar në zhvillimin e Universitetit.
 
Titulli "Anëtar nderi i Universitetit të Prishtinës - postmortem" iu dha këtyre profesorëve:
 
  1. Akademik Ali Hadrit
  2. Akademik Dervish Rozhajës
  3. Prof. dr. Ejup Statovcit
  4. Prof. dr.  Eshref Ademajt, anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës
  5. Akademik Fehmi Aganit
  6. Akademik Gazmend Zajmit.
 
Ndërsa, titulli "Anëtar nderi i Universitetit të Prishtinës" iu dha profesorit mr. Ukshin Hoti.