Qendra për Persosmëri në Mësimdhënie (në vijim QPM) është themeluar me vendim të Rektorit të Universitetit te Prishtines në shkurt të vitit 2004 pasi që gjate vitit 2003 përfaqësues të Dekanatit të Fakultetit Filozofik dhe të Rektoratit të UP-së në bashkëpunim dhe asistencë me perfaqësuesit e Universitetit Shtetëror të Arizonës – SHBA, i kishin bere te gjitha pergatitjet e nevojshme. Pas themelimit e deri në vitin akademik 2005/2006 QPM i përkiste vetëm Fakultetit Filozofik, ndërsa pas kësaj periudhe, Senati i UP-së e zgjeroi fushëveprimtarinë e saj në të gjitha njësitë e UP-së.


 
Aktivitetet fillestare
 
Fillimisht QPM për organizimin e aktiviteve të veta profesionale, e gëzonte mbështetjen materiale dhe profesionale nga Universiteti i Arizonës. Më vonë gjatë vitit 2006, kur perfundoi projekti per i bashkepunimit me Universitetin Shteteror te Arizonës dhe me qëllim të sigurimit të kontinuitetit të Qendrës, Këshilli Drejtues ndau një buxhet modest, që mundësonte krijimin e kushteve për zhvillimin e veprimtarisë së saj.

Në kushte të tilla relativisht modeste, e mbështetur me teper moralisht se sa materialisht nga Universiteti i Prishtinës, Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie arriti të realizoj disa trajnime me perfshirje të kufizuar të pjesëmarrësve. Aktivitetet trajnuese fillimisht organizoheshin vetëm për stafin akademik të Fakultetit Filozofik, ndërsa më vonë krahas rritjes të interesimit të punonjësve universitar për shtimin e kompetencës profesionale për mësimdhënie cilësore, shtohet poashtu edhe numri i programeve trajnuese. Në kushte të tilla QPM e vazhdoi fushëveprimtarinë e saj gjithnjë deri në fundin e vitit 2007.

 
Rivitalizimi dhe rifunksionalizimi i QPM-së
 
Nga Prilli i vitit 2007 fillon rivitalizimi i njëmendët i Qendrës për Përsosmëri në Mësimdhënie. Në këtë periudhë, kishte filluar realizimi i projektit të “Tempus -it “ i cili i dedikohej rifunksionalizimit dhe modernizimit të Qendrës për Përsosmëri në Mësimdhënie.

Me projekt, perveç tjerash, parashihej:
 
 
  • aftësimi e resurseve humane – trajanerëve dhe cerifikuesve,
  • krijimi i kapaciteteve hapësinore ( zyrat dhe sallat për organizimin e punëtorive;
  • krijimi i një biblioteke me një numër impozantë të botimeve nga lëmi i mësimdhënies dhe i mësimnxënies universitare;
  • 2 – 3 sesione të trajnimeve për mësimdhëdhës dhe bashkëpunëtor të UP-së;
  • Krijimin e Ueb faqes së QPM-së, etj.
 
 

Krahas Universitetit të Prishtinës bashkëkooperues në projekt ishin Universitetet partnere: Erlangen Universitet – Nurnberg, Gjermani, Universiteti i Linz, Austri dhe Qendra për Arsim e Kosovës - KEC.

 
Gjendja aktuale dhe perspektiva
Tani, pas implementimit të suksesshëm të projektit dhe pas përmbushjes së objektivave të mësipërme, Qendra krijoi stabilitet të theksuar i cili filloi të shprehet edhe në rrafshin profesional. Keto aktivitete ia mundëson grupi i trajnerëve mjaft cilësor të cilët janë kompetitiv me kolegët e tyre ndërkombëtar, programet kualitative të trajnimit për fushat: Bazat e didaktikës të mësimdhënies universitare, shkathtësitë prezentuese, metodat aktivizuese si dhe procedurat dhe teknikat per vlersimin e diturive të studentëve.
Aktualisht, stafi i QPM –së ( 8 trajnerë të certifikuar, koordinatori ) të mbështetur fuqishëm nga Këshilli Drejtues i QPM-së, është në rrugë të mirë që me aktivitetet e veta të jep ndihmesë të fuqishme në reformimin e mësimdhënies në gjithë Universitetin e Prishtinës, në mënyrë që stafi akademik i UP-së të jetë koherent me metodat bashkëkohore të mësimdhenies së përparuar.

Tani, QPM organizon trajnime të vazhdueshme për stafin akademik të Universitetit të Prishtinës, me tendencë që në të ardhmen të jetë Qendër konsulente edhe për të interesuarit jashtë Universitetit të Prishtinës.