Adminstrata Qendrore

Administrata Qendrore e Universitetit të Prishtinës është themeluar me vendimin e Bordit të Universitetit të Prishtinës në vitin 2001.

Sipas Statutit të Universitetit, Administrata Qendrore është përgjegjëse për çështjet profesionale, administrative dhe teknike në lidhje me:


1.    Arsimin, kërkimet shkencore dhe punën artistike;
2.    Administrimin e njohjes së studimeve;
3.    Administrimin e personelit;
4.    Aspektet ligjore;
5.    Planin zhvillimor të Universitetit;
6.    Kontabilitetin dhe financat;
7.    Mirëmbajtjen dhe dokumentimin e pronës;
8.    Dosjet;
9.    Qarkullimin e mallrave;
10.  Menaxhimin e sistemit të informimit;
11.  Bazën qendrore të të dhënave;
12.  Aspektet e tjera të përgjithshme të Administratës së Universitetit.

 

Të gjitha këto koordinohen nga sekretari i përgjithshëm.
Me sugjerimin e sekretarit të përgjithshëm, rektori nxjerr rregullore rreth sistematizimit të vendeve të punës brenda Administratës Qendrore të Universitetit.Përshkrimi më i detajizuar i punëve për shërbimet e Administratës Qendrore është i paraparë në
Rregulloren për organizimin e brendshëm të Administratës Qendrore të Universitetit.

Në kuadër të Administratës Qendrore funksionojnë këto shërbime:

1.    Shërbimi juridik dhe i burimeve njerëzore
2.    Shërbimi për çështje akademike;
3.    Zyra për zhvillim akademik;
4.    Shërbimi për financa dhe kontabilitet;
5.    Departamenti i prokurimit;
6.    Njësia e auditivit të brendshëm;
7.    Shërbimi për studentë;
8.    Shërbimi për teknologji të informacionit;
9.    Zyra për marrëdhënie me jashtë;
10.  Qendra e gjuhëve;
11.  Qendra për përsosmëri në mësimdhënie;
12.  Qendra për të drejtat e njeriut;
13.  Qendra për barazi gjinore;
14.  Shtëpia botuese e Universitetit.

Administrata qendrore duhet të krijojë mundësi që Universiteti të jetë në gjendje t'i realizojë detyrat e marra përsipër në fushën e mësimit dhe në fushën kërkimore shkencore. Punonjësit e Administratës Qendrore duhet të jenë të vetëdijshëm dhe të punojnë, duke pasur parasysh edhe efektin ekonomik dhe duhet të jenë të kujdesshëm në kursimin e mjeteve që kanë në dispozicion. Të gjithë punonjësit duhet të kujdesen që Administrata Qendrore të transformohet në një administratë moderne.

Përgjegjësia, komunikimi dhe transparenca duhet të jenë moto e përparimit të Administratës Qendrore.
Administrata Qendrore përpilon plane afatgjate, menaxhon buxhetin vjetor, kontrollon aktivitetet në fakultete dhe shkolla të larta si dhe organizon menaxhimin ditor.

Për të gjitha vendet e punës përshkrimi i punëve dhe i detyrave të punës më hollësisht është paraparë me Rregulloren për organizimin dhe sistematizimin e vendeve të punës, që është miratuar nga Bordi i Universitetit më 26.12.2003.