Procedura e konkurimit, pranimit dhe regjistrimit në Universitetin e Prishtinës

Përgatiti dokumentet e nevojshme:

Certifikatën e lindjes
Dëftesat e shkollës së mesme
Diploma e shkollës së mesme
4 fotografi (Formati 4,5x6cm)
Letërnjoftimin

Pas shpalljes së Konkursit për pranimin e studentëve të rinj aplikoni Online këtu.
Pasi te keni aplikuar online shtypni Fletëparaqitjen dhe 4 kopje të Fletëpagesës me të cilat paguani 10 euro në bankë dhe shkoni në fakultet të konkurroni për provim pranues ku paraqitni dokumentet në vijim:

Fletëparaqitjen e plotësuar
Certifikatën e lindjes
Dëftesat e shkollës së mesme
Diplomën e shkollës së mesme
Fletëpagesën prej 10€

Ditën e paraparë për provim pranues me veti duhet të keni vetëm:

Letërnjoftimin dhe
Një mjet për shkrim


Pas shpalljes së rezultateve të Provimit pranues kandidati i pranuar përgatitet për regjistrim dhe plotëson:

Fletëregjistrimin(formulari duhet të jetë me ngjyra) dhe
Paguan shumën prej 50€ për studime të rregullta, respektivisht 250€ për studime me Korrespodencë (Fletëpagesa merret Online këtu).

Ditën e paraparë me konkurs për regjistrim paraqiteni në vendin e caktuar dhe dorëzoni:

Fletëregjistrimin e plotësuar
Fletëpagesën e semestrit dhe
Një fotografi (Formati 4,5x6cm).