Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus + Mobility në University of Latvia, Latvi

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus + Mobility në University of Latvia, Latvi

26 prill @ 11:06
 

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete për semestrin vjeshtor në University of Latvia, Latvi, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
-Shkëmbimin e studentëve për studime Baçelor (dy bursa)
Nivelet e mobilitetit për studentët:
-Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjajshme për të cilat aplikoni në Universrity of Latvia. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët janë të paktën të regjistruar në vitin e dytë të studimeve)
Fushat e mobilitetit:
http://www.lu.lv/eng/istudents/exchange/courses/
Kohëzagjatja e bursave:
- Bachelor (në kohëzgjatje prej 5 muaj)
Bursat përfshijnë:
- Kompensimin mujor (750 EUR në muaj për studentët)
*Bursa do fillojë të transferohet pasi të keni hapur llogarinë bankare në Latvi, nga 2-3 javë nga momenti i arritjes.
- Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
 Kostoja e udhëtimit sipas distances:
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni linkut si më poshtë
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor:
- Certifikata e notave/Transkripta
- CV (në gjuhën angleze)
- Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Leternjoftimit
- Një letër rekomandimi (në gjuhën angleze)
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
- Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik)
- Certifikata e gjuhës angleze
    Për programet e ofruara në gjuhën angleze për nivelin Bachelor kërkohet niveli B1, ndërkaq për drejtimet si English philology, Modern Languages dhe Business Studies) kërkohet niveli B2.

Për programet e studimit dhe kurset të ofruara në University of Latvia në gjuhën angleze, ju lutem vizitoni uebfaqen zyrtare:
http://www.lu.lv/eng/istudents/exchange/courses/
Pasi të  plotësohet document “Learning Agreement’’ tek fusha ‘‘commitment’’ duhet të nënshkruhet nga aplikanti dhe përfaqësues nga Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.
Afati për aplikim për semestrin vjeshtor (05.09.2016 - 27.01.2017) është: 9 maj 2016.

Përzgjedhja do të bëhet duke u bazuar në notën mesatare dhe njohuritë/dëshmitë e juaja në gjuhën angleze.
Dokumentet me titull "University of Latvia Application" duhet të dërgohen të skanuara tek:
[email protected], [email protected]

Vetëm dokumentet e kompletuara(të lidhura në një fajll si pdf) do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail.

Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.

 
 

Share This Page

 
 
 
 
 

Kalendari

    «shkurt»
    MaEnPrShDi
    303112345
    6789101112
    13141516171819
    2021 2223242526
    272812345
    6789101112