Hapet Thirrja për shkëmbim të stafit akademik në Wrocław University of Science and Technology të Polonisë, në kuadër të  Erasmus +

Hapet Thirrja për shkëmbim të stafit akademik në Wrocław University of Science and Technology të Polonisë, në kuadër të Erasmus +

30 janar @ 03:55
 

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për stafin akademik të Universitetit të Prishtinës për shkëmbim në Wrocław University of Science and Technology të Polonisë.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
Shkëmbimin e stafit akademik
Bursat përfshijnë:
Shkëmbimi i stafit akademik për mësimdhënie (5 +2 ditët e udhëtimit)
•    Për stafin 140 EUR në ditë
•    Kostot e udhëtimit deri në 275 euro
Dokumentet e nevojshme për aplikim janë:
•    Kontrata e punës
•    Staff Mobility for Teaching - Mobility Agreement /; (që kërkesa të jetë e vlefshme, ajo duhet të jetë e nënshkruar nga aplikanti, përfaqësuesi i Universitet të Prishtinës dhe një mbikëqyrës i vizitës nga Universiteti i  Wroclaw-ës)
•    Kopja e Pasaportës ,
•    CV(në gjuhën angleze),
•    Në mënyrë që të gjeni një mbikëqyrës, duhet të vizitoni faqen e internetit të Wrocław University ose të kontaktoni një Erasmus + Koordinator të Fakultetit përkatës: Erasmus+ Coordinator 

Afati për aplikim është deri më: 20 shkurt 2017.
Dokumentet me titull  " Wrocław University of Science and Technology " duhet të dërgohen të skanuara tek:  [email protected], [email protected] dhe te gjitha këto dokumente duhet të jenë në gjuhën angleze.
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë. Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një fajl,në pdf.
Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.

 
 

Share This Page

 
 
 
 
 

Kalendari

    «maj»
    MaEnPrShDi
    24252627282930
    1 234567
    891011121314
    1516 1718192021
    22232425262728
    2930311234