Hapet Thirrja për Bursa për Studentët dhe Stafin Akademik në Philipps-Universität Marburg, Gjermani në Kuadër të Programit Erasmus+

Hapet Thirrja për Bursa për Studentët dhe Stafin Akademik në Philipps-Universität Marburg, Gjermani në Kuadër të Programit Erasmus+

12 nëntor @ 05:41
 

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa (semestri pranveror 2016/2017) për mobilitete në Philipps-Universität Marburg, Gjermani, në kuadër të programit Erasmus + të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
-Shkëmbimin e studentëve për studime për një semester (Baçelor dhe Master)
-Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie
Për fushat/programet e mobilitetit kliko këtu:
http://www.uni-marburg.de/faculties-en/index_html-en?set_language=en
Nivelet e mobilitetit për studentët:
-Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjajshme për të cilat aplikoni në Philipps-Universität Marburg. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve)
- Master (studentët duhet të kenë të përfunduar të paktën një semestër të studimeve Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjajshme për të cilat aplikoni në Philipps-Universität Marburg).
Kohëzagjatja e bursave:
-Baçelor dhe Master (1 semester, 5 muaj)
-Shkëmbimi i stafit akademik për mësimdhënie (5 +2 ditët e udhëtimit)
Bursat përfshijnë:
-Kompensimin mujor pr studentë (800 EUR në muaj)
-Për stafin 120 EUR në ditë
-Kostot e udhëtimit deri në 275 euro
 Kostoja e udhëtimit sipas distances:
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:
- Certifikata e notave/Transkripta
- Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj dhe semestrin/vitin e studimit gjatë këtij viti akademik)
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
- CV(në gjuhën angleze)
- Një letër rekomandimi (në gjuhën angleze)
- Certifikata e gjuhës angleze
Për programet e ofruara në gjuhën angleze kërkohet certifikata të nivelit minimum B1, për programet në gjguhën gjermane minimum niveli B2.
Ju duhet të aplikoni në Philipps-Universität Marburg për programe dhe lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në fakultetin tuaj në UP, kjo për arsye që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni për të vazhduar studimet në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik:
-Kontrata e punës me UP-në
-CV+ lista e publikimeve (në gjuhën angleze)
- Certifikata e gjuhës së huaj (Niveli minimal i gjuhës angleze B2)
Stafi akademik i përzgjedhur është i obliguar që minimum të realizojë 8 orë mësim/ligjerim në Universitetin e Marburgut
Për programet e studimit të ofruara në Philipps-Universität Marburg ju lutem vizitoni uebfaqen zyrtare:
http://www.uni-marburg.de/faculties-en/index_html-en?set_language=en
Akomodimi:
Pagesa mujore varion nga €200 - €300 për muaj.
Afati për aplikim është deri më:  22 nëntor, për fillim të studimeve në semestrin pranveror 2016/17
Shkëmbimi për studentët fillon në muajin prill 2017 dhe përfundon në korrik 2017.
Dokumentet me titull "Philipps-Universität Marburg" duhet të dërgohen të skanuara tek:
[email protected], [email protected]

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një fajll, në pdf.

Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.

 
 

Share This Page

 
 
 
 
 

Kalendari

    «mars»
    MaEnPrShDi
    272812345
    6789101112
    131415 16171819
    2021 2223242526
    272829303112
    3456789