Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në Silesian University of Technology, Poloni

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në Silesian University of Technology, Poloni

24 tetor @ 11:49
 

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete në Silesian University of Technology - SUT, Gliwice, Poloni, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve për studime (BA dhe MA)
Të drejtë aplikimi kanë studentët që studiojnë:
Bachelor:
Faculty of Civil Engineering
Faculty of Energy and Environmental Engineering
Master:
Faculty of Civil Engineering
Faculty of Energy and Environmental Engineering
Faculty of Mechanical Engineering

Nivelet e mobilitetit për studentët:
- Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjajshme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve)
- Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjajshme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semester)
Kohëzagjatja e studimeve: një semestër, 5 muaj

Bursat përfshijnë
:
- Kompensimin mujor (750 EUR në muaj për studentët)
- Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Kostoja e udhëtimit sipas distances
:
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni linkut si më poshtë
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor dhe Master:
- Certifikata e notave/Transkripta
- CV (në gjuhën angleze, verzioni europass)
- Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Leternjoftimit
- Një letër rekomandimi (në gjuhën angleze)
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
- Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik)
- Certifikata e gjuhës angleze (Për programet e ofruara në gjuhën angleze për studimet Bachelor kërkohet minimum niveli B1, për studime Master kërkohet minimum niveli B2).
- Learning Agreement
Për programet e studimit dhe kurset të ofruara Silesian University of Technology, Poloni:
http://www.studyinenglish.polsl.pl/Pages/CurriculaandCoursesinEnglish.aspx
Keni të drejtë të përzgjedhni vetëm ato lëndë që ofrohën për semestrin pranveror (spring semester), në Silesian University of Technology, që përbëjnë jo më pak se 20 Ects në total për studime Master dhe 30 Ects për studime Bachelor.
(Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju(studentët) duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Prishtinës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit
Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Silesian University of Technology, lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në fakultetin tuaj, kjo për arsye që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni për të vazhduar studimet në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.
Pasi të plotësohet document ‘Learning Agreement’’ tek fusha ‘‘commitment’’ duhet të nënshkruhet nga aplikanti dhe tek ‘’Responsible person  at the Sending Institution’’ duhet nënshkruar nga koordinatori i ECTS-ve ose prodekani për çështje mësimore i Fakultetit përkatës.

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.

Afati për aplikim për semestrin pranveror (shkurt 2017) është: 4 nëntor 2016

Përzgjedhja do të bëhet duke u bazuar në notën mesatare dhe njohuritë e juaja në gjuhën angleze.
Dokumentet me titull "University of Silesian University of Technology Application" duhet të dërgohen të skanuara tek:
[email protected], [email protected]

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një fajll,në pdf.

Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.



 
 

Share This Page

 
 
 
 
 

Kalendari

    «maj»
    MaEnPrShDi
    24252627282930
    1 234567
    891011121314
    1516 1718192021
    22232425262728
    2930311234