Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në Nysa University, Poloni

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në Nysa University, Poloni

14 nëntor @ 02:07
 

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin pranverorë për mobilitete në Nysa University, Poloni, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
-Shkëmbimin e studentëve për studime Baçelor

Nivelet e mobilitetit për studentët:
-Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjajshme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve).

Fushat e mobilitetit për Baçelor:
•Business English  
•Finance
•Business management
•Computer Science
•Production Management

Kohëzgjatja e bursave:
-Baçelor (në kohëzgjatje prej afërsisht 5 muaj)
Bursat përfshijnë:
-Kompensimin mujor (750 EUR në muaj për studentët)
-Kostot e udhëtimit deri në 275 EUR

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.
Keni të drejtë të përzgjidhni vetëm ato kurse/lëndë që ofrohen për semestrin pranveror (spring semester)
(Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju (studentët) duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Prishtinës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit
Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Nysa University, Poloni, lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në fakultetin tuaj, kjo për arsye që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni për të vazhduar studimet në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.
Pasi të plotësohet document ‘Learning Agreement’’ tek fusha ‘‘commitment’’ duhet të nënshkruhet nga aplikanti dhe tek ‘’Responsible person  at the Sending Institution’’ duhet nënshkruar nga koordinatori i ECTS-ve ose prodekani për çështje mësimore i Fakultetit përkatës.

Aplikimi për studentët bëhet online në: https://erasmus.pwsz.nysa.pl/?page_id=27

Për t’i përzgjedhë lëndët (spring semestër) në kuadër të programeve të ofruara më lartë, klikoni këtu:
https://erasmus.pwsz.nysa.pl/?page_id=235

Për programet e ofruara në gjuhën angleze për studimet Bachelor kërkohet minimum niveli B2 i Gjuhës Angleze).
Për të siguruar akomodimin në konviktet e universitetit(ku pagesa është rreth 75 euro për muaj) në momentin e aplikimit, duhet ta plotësoni në pyetjen e parashtruar në aplikacionin online.
Afati për aplikim për semestrin pranveror është: 10 dhjetor 2016
Semestri pranveror në Universitetin e Nysa është nga 15.02.2017 deri më 12.06.2017)
Për më shumë informata rreth bursave mund të na vizitoni në:
Zyra për Marrëdhënie me Jashtë
Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’
Adresa: Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë
ose të na kontaktoni në emailat:
[email protected], [email protected]

 
 

Share This Page

 
 
 
 
 

Kalendari

    «mars»
    MaEnPrShDi
    272812345
    6789101112
    131415 16171819
    2021 2223242526
    272829303112
    3456789