Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus + Mobility në Radboud University Nijmegen, Holandë

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus + Mobility në Radboud University Nijmegen, Holandë

22 shkurt @ 10:58
 

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete për në Radboud University Nijmegen të Holandës, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
•    Shkëmbim për studentët e Doktoratës dhe Stafit akademik,
•    PhD (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi PhD në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni).
•    Shkëmbim për stafin administrativ (for the Staff Training Week in May 2017 or May 2018).
Fushat e mobilitetit:
Listën e kurseve në të cilat mund të aplikoni, gjeni këtu: http://www.ru.nl/radboudsummerschool/courses/all-courses/.

Të drejt aplikimi keni në të gjitha kurset përveç këtyre (Discover the Netherlands: Field Trips to Amsterdam, Utrecht and Nijmegen; Chinese Studies: Chinese Language; Culture and Intercultural Communication Dutch Culture and Language).
Kohëzgjatja e bursave:
5 +2 ditët e udhëtimit
Bursat përfshijnë:
•    160 EUR në ditë;
•    Kostot e udhëtimit deri në 275 euro (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës).
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit PhD dhe stafin akademik janë:
•    Certifikata e notave/Transkripta e studimeve ;
•    Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik);
•    Certifikata e gjuhës angleze (Për programet e ofruara në gjuhën angleze për nivelin PhD kërkohet dëshmi të njohjes së gjuhës angleze të nivelit B2);
•    Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Letërnjoftimit;
•    Kontrata e punës për stafin akademik;
•    CV(në gjuhën angleze);
•    Staff Mobility for Teaching - Mobility Agreement (PhD students and academic staff)
Afati për aplikim është deri më: 13 Mars 2017
Dokumentet me titull "Radboud University Nijmegen Application Erasmus +" duhet të dërgohen të skanuara tek të gjitha email-at e më poshtëm, në një e-mail të përbashkët:
[email protected], [email protected],

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail, në pdf.

Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.


 
 

Share This Page

 
 
 
 
 

Kalendari

    «mars»
    MaEnPrShDi
    272812345
    6789101112
    131415 16171819
    2021 2223242526
    272829303112
    3456789