Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus + në Universitetin e La Sapienzës në Itali

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus + në Universitetin e La Sapienzës në Itali

28 shtator @ 10:57
 

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete në Universitetin e La Sapienzes në Itali, në kuadër të programit Erasmus + të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
-     Shkëmbimin e studentëve për studime(BA dhe MA)
-     Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie
Nivelet e mobilitetit për studentët:
Bachelor: (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët janë të paktën të regjistruar në vitin e dytë të studimeve)
Master: Studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktë një semestër)
Kohëzgjatja e bursave:
-     Bachelor ( 1 semestër, 4 deri në 6 muaj )
-     Master ( 1 semestër, 4 deri në 6 muaj )
Periudha e fillimit të mobilitetit për studentët: Shkurt 2017
-     Shkëmbimi i stafit akademik për mësimdhënie (7 ditë; 5 ditë plus dy ditë udhëtim)
Bursat përfshijnë:
-     Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët / 140 EUR në ditë për stafin )
-     Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Kostoja e udhëtimit sipas distances:
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:
-    Certifikata e notave/Transkripta
-    CV (në gjuhën angleze)
-    Kopja e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Letërnjoftimit
-    Një letër rekomandimi (në gjuhën angleze)
-    Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
-    Learning Agreement
-    Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik)
-    Çertifikata e gjuhës së huaj
 (Për programet e ofruara në gjuhën italiane niveli i kërkuar i gjuhës është B1. Për programet e ofruara në gjuhën angleze kërkohet niveli B1.)
-    Dokumenti Learning Agreement
(Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm pjesën e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Prishtinës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e La Sapienza lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo për arsye që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni ju duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Prishtinës.

Për programet e studimit të ofruara në Universitetin e La Sapienza ju lutem vizitoni linqet e mëposhtme:
-    Për programet në gjuhën angleze
-    Për programet në italisht

Pasi të  plotësohet dokumenti ‘Learning Agreement’’ tek fusha ‘‘commitment’’ duhet të nënshkruhet nga aplikanti dhe përfaqësues nga Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni këtu.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik:
-    CV+ lista e publikimeve (në gjuhën angleze)
-    Kopja e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Letërnjoftimit
-    Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
-    Diploma e nivelit të fundit të studimeve.
-    Certifikata e gjuhës së huaj
(Niveli minimal i gjuhës angleze B2)
-    Plani i mobilitetit
(Plani i Mobilitetit për stafin akademik është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit.
Për të shkarkuar formatin e Planit të mobilitetit klikoni këtu.

Afati për aplikim: deri më datë 13 tetor 2016

Dokumentet me titull " Universitetin e La Sapienzës" në Itali, duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected] , [email protected] .
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail. Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.

 
 

Share This Page

 
 
 
 
 

Kalendari

    «mars»
    MaEnPrShDi
    272812345
    6789101112
    131415 16171819
    2021 2223242526
    272829303112
    3456789