Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus + Mobility në Universitetin e Zagrebit, Kroaci

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus + Mobility në Universitetin e Zagrebit, Kroaci

02 maj @ 07:37
 

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin dimëror 2017/18 për mobilitete në Universitetin e Zagrebit, Kroaci, në kuadër të programit Erasmus + International Credit Mobility të Komisionit Europian

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
-Shkëmbimin e studentëve për studime Bachelor, Master dhe PhD (dy bursa në kohëzgjatje prej 5 muaj)
-Shkëmbimin e stafin akademik (një bursë për staf teaching mobility në kohëzgjatje prej 5+2 ditë në:
•    Earth sciences (Geography, Geology) – UNIZG – Faculty of science, geography department,
•    Humanities (Ethnology and Cultural Anthropology) - UNIZG – Faculty of humanities and social sciences
•    Veterinary medicine - UNIZG – School of veterinary medicine
•    Agriculture, forestry, fisheries, veterinary, inter-disciplinary programme - UNIZG – Faculty of agriculture
•    Law - UNIZG – Law faculty

Nivelet e mobilitetit për studentët:
- Bachelor: (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni në University of Zagreb.
(Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve).

- Master: Studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni (Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktë një semestër).

- PhD (studentët duhet të jenë duke vijuar studimet e Doktoratës në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjajshme për të cilat aplikoni).

Bursat përfshijnë
:
-          800 EUR në muaj për studentët
-          100 EUR në ditë për shkëmbim të stafit
-          Bileta kthyese mbulohet nga Universiteti i Zagrebit
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin BA, MA dhe PhD
-Certifikata e notave/Transkripta e studimeve
- CV (në gjuhën angleze)
-Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
-Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik)
-Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Leternjoftimit
-Certifikata e gjuhës angleze
    Për programet e ofruara në gjuhën angleze për nivelin BA, MA dhe PhD kërkohet dëshmi të njohjes së gjuhës angleze të nivelit minimumi B2,ose IELTS 5.5 – 6.5, ose TOEFL 87-109, ose ekuivalent.
- Learning Agreement
 (Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju (studentët) duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Prishtinës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

Keni të drejtë të përzgjedhni vetëm ato lëndë që ofrohën për semestrin dimeror që përbëjnë në total mbi 30 ECTS për nivelin BA, 20 ECTS për nivelin MA.

Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në University of Zagreb, lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në fakultetin tuaj, kjo për arsye që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni për të vazhduar studimet në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.

Pasi të plotësohet dokument ‘Learning Agreement’’ tek fusha ‘‘commitment’’ duhet të nënshkruhet nga aplikanti dhe tek ‘’Responsible person at the Sending Institution’’ duhet nënshkruar nga koordinatori i ECTS-ve ose prodekani për çështje mësimore i Fakultetit përkatës.

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.

Studentët e doktorates kanë të drejten e aplikimit për të bërë hulumtim të temës së doktorates, por paraprakisht duhet të dorëzoni një skicë të hulumtimit të propozuar (1 faqe) për të parë temën e hulumtimit dhe të ju caktohet mentori kompetent.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik:
-  Dëshmi të punës që jeni staf akademik i/e UP-së
-  CV+ lista e publikimeve (në gjuhën angleze)
-  Kopja e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Letërnjoftimit
-  Certifikata e gjuhës së huaj (Niveli minimal i gjuhës angleze B2)
-  Plani i mobilitetit
(Plani i Mobilitetit për stafin akademik është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kreyni gjatë periudhës së shkëmbimit.
Për të shkarkuar formatin e Planit të mobilitetit (teaching mobility) klikoni këtu
 (Plani i Mobilitetit për stafin akademik është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit.)

Afati për aplikim për semestrin dimëror 2017/2018 është: 12 Maj 2017


Dokumentet me titull "University of Zagreb Application" duhet të dërgohen të skanuara tek:
[email protected], [email protected]

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail.

Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.

 
 

Share This Page

 
 
 
 
 

Kalendari

    «maj»
    MaEnPrShDi
    24252627282930
    1 234567
    891011121314
    1516 1718192021
    22232425262728
    2930311234