Zyrtarë nga Zyra për Marrëdhënie me Jashtë e Universitetit të Prishtinës ishin pjesë e  Seminarit të Ekspertëve për Reforma në Arsimin e Lartë, i cili është organizuar nga Zyra Erasmus+ në Kosovë. Seminari që u mbajt në ambientet e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë me temë “Cilësia në bashkëpunimet ndërkombëtare”, mblodhi rreth vetes figura dhe ekspertë vendor dhe ndërkombëtar  të institucioneve të arsimit të lartë, për të shkëmbyer idetë dhe përvojat e tyre.
Zyra për Marrëdhënie me Jashtë e UP-së e përfaqësuar nga Blerandë Dragusha - Fetahu, zyrtare për projekte dhe programe, si dhe Mirjeta Kuqi, zyrtare e programit të Universitetit Veror, i kontribuoj seminarit me përvojat e UP-së në fushën e bashkëpunimeve ndërkombëtare.
Universiteti i Prishtinës është një nga universitetet liderë në rajon në kuadër të partneritetit me universitete të tjera, përmes bursave të Erasmus+.