Universiteti publik i Prishtinës ‘Hasan Prishtina’,  çdo herë po mundohet të jetë një hap me botën e teknologjisë së avancuar. Hapi i fundit që ka ndërmarrë është digjitalizimi i shërbimeve akademike dhe administrative në Universitetin e Prishtinës.

Në këtë  proces parashihen  aplikimet e modeleve më të reja teknologjike. Përmes avancimit të këtyre shërbimeve do të ketë qasje të re në fushën menaxhimit të financave, duke shtuar module të reja siç janë:

•    Moduli i menaxhimit të buxhetit financave, i realizuar përmes projektit FAITH;
•    Moduli i menaxhimit të kontratave të personelit në UP;
•    Moduli i menaxhimit të përmbajtjes për publikimin e materialeve për studentët dhe
•    Pilot-moduli për evidentimin e studentëve në ligjërata dhe ushtrime përmes kartelave me çip.

UP-ja në çdo moment do të mundohet të jetë sa më afër studentëve dhe stafit të saj akademik.