Si pjesë e programit ndërkombëtar "Ndërto ura, jo mure: Roli i universiteteve në ndërtimin e paqes " , Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina", në bashkëpunim me Komitetin Norvegjez të Helsinkit dhe Community Building Mitrovica ( CBM)

THIRRJE PUBLIKE PËR APLIKIM
për të ndjekur kursin një semestër për “Të kuptuarit ndërkulturor dhe të drejtat e njeriut”

Përmes këtij njoftimi, Universiteti i Prishtinës ’’Hasan Prishtina’’, Komiteti Norvegjez i Helsinkit dhe Community Building Mitrovica (CBM ) i fton të gjithë individët e interesuar që të aplikojnë për pjesëmarrje në kursin “Të kuptuarit ndërkulturor dhe të drejtat e njeriut”, i cili do të zgjasë një semestër.

Qëllimi i këtij kursi është që t’i rrisë njohuritë e aktivistëve të të drejtave të njeriut dhe të të gjithë individëve të interesuar në të kuptuarit ndërkulturor dhe të drejtat e njeriut, si dhe në ndërtimin e paqes, duke përfshirë këtu edhe studentët të cilët i kanë mbaruar studimet, punonjësit e arsimit, institucionet fetare, autoritetet lokale , OJQ-të, gazetarët dhe agjenci të ngjashme.

Qëllimi i kursit është përvetësimi i njohurive në të kuptuarit ndërkulturor dhe të drejtat e njeriut dhe në zgjidhjen paqësore të konflikteve, zhvillimin e kulturës demokratike të bazuar në vlerat e lartpërmendura.


Për më shumë informata lexo dokumentin e bashkangjitur këtu.