Në kuader të intensifikimit të bashkëpunimit ndërkombëtar të Universitetit të Prishtines, sot rektori i Universitetit të Prishtinës Prof. Dr Marjan Dema, priti në takim znj. J Michelle Schohn dhe znj. Remzije Potoku. Në fillim të fjalës së tij rektori Dema njoftoj mysafirët nga SHBA për situatën aktuale në UP, planet dhe perpspektivat e saja në muajt dhe vitet në vazhdim. Jemi te interesuar të bëjmë ndryshime dhe këto ndryshime që sapo kemi filluar do të vazhdojne biles do te intensifikohen.
Mysafiret nga ambasada amerikane njoftuan për projektetet e mundshme nga të cilat UP mund të perfitojë në fusha të ndryshme dhe në të njejten kohe shprehen gatishmerinë e mbeshtetjes së Universitetit të Prishtinës.