Të nderuar studentë, pedagogë dhe punonjës të UP-së,

Në emër të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe në emrin tim personal, ju dëshiroj juve dhe familjeve tuaja gjitha të mirat për festat e fundvitit, shëndet, begati dhe prosperitet në vitin që vjen.

I falënderoj të gjithë studentët dhe stafin e UP-së për përkushtimin e treguar gjatë këtij viti, me urimin që viti 2017 të jetë vit i angazhimeve edhe më të mëdha për rritjen e cilësisë dhe zhvillimin e Universitetit.

Menaxhmenti i UP-së është i përkushtuar që të vazhdojë në përmbushjen e obligimeve,  për një edukim cilësor dhe konkurrues, që të kemi një universitet siç e dëshirojmë të gjithë.

Gëzuar për ju dhe familjet tuaja!

Me respekt,
Prof. dr. Marjan Dema
Rektor i Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina"