Sot, rektori Dema takon udheheqësin e projektit Young Cell Scheme z. Ezio Benedetti, project ky qe financohet nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë dhe që implementohet nga British Council. Pas njoftimit të mysafirit me rrjedhat në UP, bashkëbiseduesit u dakorduan për vazhdimin dhe intensifikimin e projekteve të përbashkëta me interes për studentët e UP-së. Në këtë dritë u bisedua për shkollën e katërt verore që mbështetet nga BE-ja, e cila do të mbahet nga 3-7 korrik e që do ketë objektiv student nga fusha e shkencave politike, juridike dhe atyre ekonomike.
Projekte të tjera të përbashkëta ishin poashtu që fokus të bisedës. Vlen të theksohet se Young Cell Scheme është projekt i mbështetur nga BE dhe Qeveria e Kosovës që bashkërisht deri ma tani kanë dërguan dhjetë gjeneratat e studentëve kosovar e që potencialisht është e mundur që sivjet të vazhdohet me gjeneratën e XI të atyre që do kishin mundësinë të profilizoheshin në drejtime specifike në universitete të ndryshme në shtete të BE-së.