Çdo vit të ri akademikë Universiteti i Prishtinës hap dyert për mijëra studentë të rinj, e bashkë më të hapen dyert edhe të Qendrës së Strehimit, e që nga studentët njihet si konviktet.
Qendra e Strehimit e cila është pjesë e UP-së, në vazhdimësi ka qenë zgjedhja e parë për banim nga  studentët. Ku padyshim vazhdon të jetë edhe sot.
Kushtet e mira të banimit dhe pagesat e ulët që ofrohen nga QS, bën që çdo herë konkurrenca të jetë shumë e madhe për të rezervuar një krevat në këtë qendër banimi.
Ariana Shkodra e cila është studente e vitit të parë në Fakultetin e Stomatologjisë, thotë se është shumë e kënaqur më kushtet që ofron kjo qendër. Për të është shumë e rëndësishme që të përqendrohet në studime e jo të merret me fatura për shpenzimet që mund të bëhen në banesa private.
Kurse për Lavdim Ademin i cili është studentë i Ndërtimtarisë, ka tri vite që banon në konvikt dhe është i kënaqur me kushtet që ofrojnë përkundër pagesë të ulët që është vetëm 20 euro për muaj. Por ndryshe mendon kolegu i tij Shkumbin Spahiu, i cili do të donte të ketë edhe më shumë  hapësira për banim dhe higjiena të jetë në një nivel më të lart.
Por për Marigona Sejdiun e cila për të katërtin vit për gjatë studimeve të saja nuk i është ndarë Qendrës së Strehimit, kjo për shkakun se këtu është shumë mirë dhe siguria është në nivelin e duhur. Për Marigonën është shumë e rëndësishme që krahas një hapësirë për banim në konvikte ka dhe sallën e leximit e që është e hapur në çdo kohë për studentët.
Të drejtosh një Qendër Strehimi ku rreth 7.200 veta aplikojnë dhe vetëm 3.600 studentë gëzojnë fatin të bëhen pjesë e konvikteve nuk është edhe e lehtë.
Prandaj edhe Isak Beha drejtor i QS-së thotë se mundohen të jenë shumë korrektë në përzgjedhjen e studentëve të cilët fillimisht duhen të plotësojnë gjitha dokumentacionet e nevojshme që kërkohen për të aplikuar.
Duke parë nevojën për të pasur edhe më shumë hapësirë dhe vende strehimi për studentët e UP-së, në shtator të këtij viti pritet të përurohet edhe konvikti numër 8, e që do jetë i hapur për vitin e ri akademik 2017/2018.