Përmirësim dhe plotësim i Konkursit për zgjedhjen e personelit akademik të Universitetit të Prishtinës të shpallur me datën 18 korrik 2012

    I. FAKULTETI I MJEKËSISË 1. Nën numrin rendor 2 në vend të tekstit "Një asistent për lëndën Mjekësi orale" duhet të jetë teksti "Dy asistentë për lëndën Mjekësi orale". 2. Nën numrin rendor 6 në vend të tekstit "Një asistent për lëndën Protetikë stomatologjike" duhet të jetë teksti "Dy asistentë për lëndën Protetikë stomatologjike". 3. Nën numrin rendor 13 në vend të tekstit "Një asistent për lëndën Fiziologji" duhet të jetë teksti "Dy asistentë për lëndën Fiziologji".
    Pas numrit 19 shtohen numrat e rinj me këtë përmbajtje: 20. Dy asistentë për lëndën Anatomi patologjike. 21. Një asistent për lëndën Higjienë. 22. Një mësimdhënës për lëndën Epidemiologji. 23. Një mësimdhënës për lëndën Biokimi. 24. Një asistent për lëndën Histologji me embrionologji. Zgjedhja e personelit akademik do të bëhet në pajtim me dispozitat e Statutit të Universitetit të Prishtinës. Kandidatët që paraqiten në konkurs duhet t'i paraqesin këto dokumente: kërkesën me biografi, kopjen e diplomës përkatëse, certifikatën e lindjes, ndërsa, ata të cilët janë të punësuar në Fakultet duhet ta paraqesin edhe vendimin e zgjedhjes së fundit, dëshmitë për publikimet shkencore e profesionale, si dhe informatat e tjera specifike shtesë, të cilat janë të rëndësishme për ata që aplikojnë. Njohja e gjuhës angleze apo e ndonjë gjuhe tjetër të huaj është përparësi për aplikantët. Kandidatët që kanë doktoruar ose magjistruar jashtë vendit duhet të sjellin edhe dëshmi për nostrifikimin e diplomës përkatëse. Konkursi mbetet i hapur deri me datën 16 gusht 2012. Paraqitja e dokumenteve bëhet në fakultetin gjegjës. Aplikacionet e arritura pas afatit dhe ato të pakompletuara nuk do të merren në shqyrtim.

Arkiva e lajmeve

«prill»
MaEnPrShDi
31 12 3456
789 10 111213
141516 17 181920
21222324252627
2829301234
567891011