Sot Rektori i Universitetit të Prishtinës Profesor Marjan Dema realizoi një takim me Profesoreshën Valeria Grieco, koordinatore e projektit TEMPUS: “544182-TEMPUS-1-2013-1-IT-TEMPUS-JPCR PUBLIC HEALTH IN THE WESTERN BALKANS – IMPROVEMENT IN THE FIELD OF PUBLIC HEALTH AND DEVELOPMENT OF A “ONE HEALTH” EDUCATIONAL AND SCIENTIFIC ARCHITECTURE IN ËESTERN BALKAN COUNTRIES”.  Qëllimi i këtij projekti kishte ndërlidhjen e institucioneve aktive në shëndetin publik dhe integrimin e konceptit “Një Shëndet” në shtetet e Ballkanit perëndimor. Implementues kryesor i këtij projekti është Universiteti i Milanos me koordinatoren Prof. Dr. Valeria Grieco. Ky projekt deri tani ka qenë shume i suksesshëm duke mundësuar trajnimin e stafit akademik nga Departamenti i Mjekësisë Veterinare në Universitetet partnere (Universiteti i Milanos, Universiteti Autonom i Barcelonës, Universiteti i Lubjanës dhe Universiteti i Portos) në fushat specifike të shëndetit publik. Në kuadër të këtij projekti është akredituar programi Master profesional në Shëndet publik, si program interdisciplinar ndërmjet Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë dhe Fakultetit të Mjekësisë dhe aktualisht është duke ndjekur programin gjenerate e dytë. Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve janë sjellur pajisjet për ngritjen e diagnostikës biologjike molekulare e cila së shpejti do të vihet në funksion. Rektori i Universitetit të Prishtinës Profesor Marjan Dema e falënderoi Profesoreshën për kontributin e dhëne dhe përkrahjen në vazhdimësi. Gjithashtu, ata diskutuan edhe për mundësinë e vazhdimit të projekteve të përbashkëta me programin Erasmus si dhe projekteve të tjera të BE-së në te ardhmen.