17 shkurti 2008 do të mbetet përjetësisht në historinë e Kosovës si kurorë e përpjekjeve shekullore të popullit tonë për liri, pavarësi, demokraci dhe dinjitet njerëzor.  Shpallja e Pavarësisë ishte akt historik të cilit i ka paraprirë një proces i gjatë përpjekjesh për çlirim, proces ky i mbuluar me lavdi, gjak e sakrifica të panumërta.
Sot, Kosova përulet me pietet para kujtimit dhe veprave të pashlyeshme të brezave të tërë që u shkrinë për atdheun e tyre, për lirinë dhe përparimin e tij.
Andaj të nderuar studentë, staf akademik si dhe ju nëpunës të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, pranoni urimet e tona të përzemërta me rastin e këtij  nëntëvjetori  të krijimit të shteti tonë – Republika e Kosovës.
Shpreh bindjen më të thellë se kjo ditë e shenjtë për Kosovën dhe kosovarët shënon fillimin e ri për një të ardhme të ndritur për vendin tonë, me besimin e plotë se energjitë tona janë të orientuara drejt ndërtimit dhe forcimit të shtetit tonë.
Urime Festa e Pavarësisë!
Zoti e bekoftë Kosovën!