Bursat për te cilat kualifikohen studentët e Republikës se Kosovës ne kuadër të marrëveshjes se binjakëzimit ndërmjet Kosovës dhe shtetit te Iowa-s

CENTRAL COLLEGE
Central College ofron bursë me vlerën e $15,000 ne vit deri në 4 vite. Për tu kualifikuar për ketë program duhet të vërtetoni shtetësinë e Kosoves dhe te bëni plotësimin e kërkesave te pranimit të studentëve ndërkombëtar për Central College. Për më shumë informacion, ju lutem kontaktoni: [email protected]
UNIVERSITY OF IOWA
Universiteti i Iowa-s ofron bursë për studentët e ardhshëm ndërkombëtarë të vitit të parë me dëshmi te rezultateve te dalluara nga shkollat e mesme të cilët janë banorë dhe jetojnë aktualisht në Kosove. Kjo bursë ka vlerën prej $16,000 ($ 4,000 në vit deri në katër vjet). Ne baze te meritave, kjo burse mund te kombinohet me bursat e tjera ne vijim: Presidential Scholarship (Bursa e Presidentit) $40,000, Old Gold Award (Çmimi i vjetër i artë) $20,000, International Scholars Award (Çmimi i studiuesve ndërkombëtarë) $8,000 gjatë katër viteve, si dhe bursa Tippie e vitit te pare me vlerë prej $ 2,000-3,000. Për me shume informacion, kontaktoni zyrën e pranimeve në:
[email protected] ose telefononi 319-335-1529.
COE COLLEGE
Coe College ofron një bursë të veçantë për të nderuar partneritetin e Iowa-s ndaj komunitetit ndërkombëtar ku merr pjese edhe Kosova. Vlera e bursës është $16,000 në vit me mundësi te vazhdimit për deri në 3 vite pas vitit të parë. Për më shumë informacion, ju lutem kontaktoni drejtorin për pranimin e studentëve ndërkombëtarë: [email protected]
DMACC
Des Moines Area Community College ofron shkollim për studentet e Kosovës me çmim te njëjte te shkollimit si te studenteve te Iowa-s. Gjithashtu, DMACC ofron 10 bursa qe lirojnë studentet nga pagesa e tërësishme e mësimdhënies (free tuition). Kjo burse është ne dispozicion vetëm për studentet e Kosovës. Akomodimi dhe shpenzimet e jetesës duhet te paguhen nga vetë studentët. Për më shumë informacion, vizitoni faqen e studentëve internacional te DMACC-ut.
SIMPSON COLLEGE
Simpson College ofron bursë me mundësi vazhdimi me vlerën $4,000. Kjo bursë ofrohet deri në katër vjet të studimeve universitare, dhe është në dispozicion përveç bursave të tjera. Për më shumë informacion, ju lutem kontaktoni [email protected] ose telefononi 515-961-1697.
UNIVERSITY OF NORTHERN IOWA
Universiteti i Northern Iowa ofron bursën CIEP (The Culture and English Intensive Program) Bursa ofron 20% lirim për programin CIEP. Programi kulturor dhe intensiv i gjuhës angleze (CIEP) në Universitetin e Northern Iowa synon ti siguroj folësit jo-vendor te gjuhës angleze me mësimin intensiv të gjuhës angleze dhe një orientim kulturor, shoqëror dhe akademik në Shtetet e Bashkuara.
CIEP, i themeluar në vitin 1982, është një program i akredituar nga Komisioni për Gjuhën Angleze Programi Akreditues (CEA). Studentët CIEP marrin pjesë në klasa për dëgjimin / të folurit, të shkruarit dhe leximit në shtatë nivele të ndryshme. Seancat CIEP fillojnë në gusht, tetor, janar, mars dhe qershor. Çdo seancë ofron 20 orë ne jave ne klase me fokusim ne gjuhën angleze dhe orientim kulturor. CIEP përpiqet të kufizoj madhësinë e klasave me një limit prej 16 studentë. Mësimi në klasë kombinon prezantime me instruktor, punë në grupe dhe projekte individuale. Nëse studentët janë të interesuar në bursë, mund të kontaktoni: [email protected]