Zyra për marrëdhënie me jashtë e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” organizoi javën informuese për bursat Erasmus Mundus.

Prezantimet e këtyre mundësive, të bëra nga koordinatorja e projekteve, Blerandë Dragusha, u mbajtën në të gjitha njësitë akademike të UP-së, ku të interesuarit patën mundësi që të merrnin informata kyçe rreth këtyre programeve.

Gjithashtu, për më shumë informata rreth këtyre programeve, në fillim të vitit 2014 do të organizohet edhe një ditë informative.

Ndërkaq, të gjithë të interesuarit për bursa kanë të drejtë të aplikojnë edhe në programin SIGMA të kornizës Erasmus Mundus Action 2, i cili do të ketë vetëm exchange (no degree) në të gjitha fushat e studimit dhe në tërësi do të ketë përafërsisht 12 bursa.

Për çdo paqartësi që mund të hasni në aplikim, mund ta kontaktoni koordinatoren Dragusha nëpërmjet kësaj adrese elektronike: [email protected]

Suksese në aplikim për të gjithë të interesuarit në tri programet e kornizës EM Action 2!