Sot, më 04 dhjetor nga ora 11:00-12:30 në Amfiteatrin e Madh të Bibliotekës Kombëtare u mbajt dita informuese për Bursa në programin JoinEU-SEE>PENTA që u organizua nga Universiteti i Prishtinës, përkatësisht nga zyra për marrëdhënie me jashtë.

Ky program që koordinohet nga Universiteti i Gracit ka hapur thirrjen për aplkim me datën 3 nëntor 2014 dhe do të zgjasë deri më 1 shkurt 2015, ku do të ketë vetëm shkëmbim në studimet e doktoratës, post-doktoratës dhe lëvizshmërisë së stafit.

Qëllimi i kësaj ngjarje ishte që të informojë të gjithë të intersuarit për këto mundësi të shkëmbimeve, mundësitë që ato ofrojnë dhe rëndësinë në tërësi të këtij programi.

Zyra për marrëdhënie me jashtë gjatë ditëve në vijim do të organizoj sesione informuese rreth programeve të ndryshme të bursave që Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” gjeneron.