Në kuadër të kornizës Erasmus Mundus Action 2, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” është pjesëmarrës në këto programe: programi Basileus, i cili koordinohet nga Universiteti Ghent i Belgjikës; programi JoinEU-SEE, i cili koordinohet nga Universiteti Graz i Austrisë, si dhe programi SIGMA, i cili koordinohet nga Universiteti i Varshavës në Poloni, në bashkëpunim me 10 universitete të rajonit dhe 10 universitete nga BE-ja. Në programin SIGMA do të ketë vetëm exchange (no degree) në të gjitha fushat e studimit dhe në tërësi do të ketë përafërsisht 12 bursa.
Konkurrimi për programin SIGMA është online dhe do të jetë i hapur nga data 6 dhjetor 2013 deri më 3 shkurt 2014 www.sigma.uw.edu.pl

Flyer SIGMA