Ju njoftojm që edhe programi ERAWEB(pjesë e programit Erasmus Mundus) ka hapur thirrjet për aplikim për bursa në shkencat mjekësore.

Eraweb është një progam që mundëson shkëmbime ndërmjet 7 universiteteve të Ballkanit perëndimor dhe 6 universiteve të shteteve të Unionit Evropian (Hollandë, Gjermani, Austri, Belgjikë dhe Itali). Fokusi i ERAWEB është mbi shkencat mjekësore.

Përmes programit ERAWEB, studentët dhe profesionistë të fushave mjekësore mund të përmirësojnë aftësitë e tyre kërkimore në studimin e faktorëve që influencojnë shëndetin e popullatës.
Konkurrimi për programin ERAWEB është online dhe do të ofrohen bursa studimi në nivlet: BA, MA, PhD, Post-Doc dhe staf akademik.

Konkursi do të jetë i hapur nga 6 Janari deri më 18 Mars 2015.

Për më shumë informata klikoni në:
http://erasmus-westernbalkans.eu/

http://erasmus-westernbalkans.eu/files/2011/12/FINAL-ERAWEB-call-for-applications-2015.pdf

ERAWEB Poster