Qasja e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” (UP) për sigurimin dhe përmirësimin e vazhdueshme të cilësisë është në përputhje me dispozitat e përgjithshme të UP-së, udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë mbi vlerësimin e institucioneve të arsimit të lartë të Kosovës, si dhe me të gjitha standardet dhe Udhëzimet e Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë (ENQA-s).
Universiteti i Prishtinës “ Hasan Prishtina” në kuadër të fushëveprimit të vet ka për qëllim të siguroj kushte për përmirësimin e të gjitha shërbimeve të ofruara sipas standardeve më të mira Evropiane, si në mësimdhënie, nxënie ashtu edhe në cilësinë e zhvillimit dhe hulumtimeve shkencore.
Andaj, UP-ja për ti përmirësuar shërbimet e ofruara do të bëjë përpjekje të vazhdueshme për të zhvilluar dhe adaptuar politikat më të mira Evropiane në përputhje me standardet dhe deklaratën e Bolonjës, përfshirë këtu objektivat kryesore për përmirësimin e cilësisë, si:

     • Avancimin e cilësisë në mësimdhënie dhe nxënie.
     • Fuqizimi i marrëdhënieve të UP me tregun e punës dhe shoqërinë.
     • Avancimi i aktiviteteve kërkimore-shkencore.
     • Përfshirja e studentëve në sigurimin e cilësisë.