Projekte nga Ambasada Amerikane në Prishtinë


Projekti
: Themelimi i Qendrës eLearning në Fakultetin Ekonomik.
Përfituesi i projektit: Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Prishtinës.
Kohëzgjatja: 12 muaj;
Buxheti: 63,306 $
Përmbledhje:
Projekti i propozuar “Themelimi i Qendrës eLearning në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Prishtinës” është paralel me modernizimin e proceseve të mësimdhënies dhe të mësimnxënies në Universitetin e Prishtinës. Veç kësaj, kjo Qendër do të ndihmojë në përmbushjen e njërit prej rekomandimeve më të rëndësishme të Agjencisë Kosovare të Akreditimit, që kërkohet për përfshirjen e të mësuarit të përzier në Fakultetin Ekonomik (FE).
Së fundi, Universiteti i Prishtinës ka investuar shumë në përmirësimin e infrastrukturës së Teknologjisë Informative. Kështu, me pajisjen e paraparë që do të dorëzohet përmes këtij projekti, Qendra eLearning në Fakultetin Ekonomik do të themelohet dhe do ta bëjë të mundshme lidhjen dhe komunikimin me universitetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe me gjerë, me mundësi bashkëpunimi për të ofruar kurse për mësim të përzier.
Përveç kësaj, projekti do t'i japë një dimension të ri bashkëpunimit midis Fakultetit Ekonomik dhe Universitetit Shtetëror të Arizonës, i cili ka filluar që nga viti 2001. Projekti është hartuar strukturalisht me shumë kujdes dhe i mbulon të gjitha aktivitetet e nevojshme deri në arritjen e fazës përfundimtare, kur të mësuarit e përzier do të bëhet realitet në kurrikulat e Fakultetit Ekonomik.
Qëllimi i projektit është modernizimi i procesit të mësimdhënies dhe të mësimnxënies në Fakultetin Ekonomik (FE), duke zhvilluar një kanal të ri të njohurive shkëmbyese dhe informacion për studentët (eLearning).
Objektivat specifike të projektit janë:
• Lehtësimi dhe forcimi i bashkëpunimit të Fakultetit Ekonomik me institucionet e arsimit të lartë në SHBA;
• Aktivizimi i mësimdhënies dhe i mësimnxënies së përzier për stafin akademik dhe për studentët e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prishtinës;
• Themelimi i Qendrës eLearning në Fakultetin Ekonomik;
Partnerët e projektit: Universiteti Shtetëror i Arizonës, Shërbimi i Universitetit Botëror-Kosovë



Projekti: Rritja e shkëmbimit ndërkombëtar përmes publikimit dhe udhëzimeve të reja në Institutin për Studime Sociale dhe Humane (ISSH), i cili është themeluar në vitin 2011 si një njësi e Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës).
Përfituesi i projektit: Fakulteti Filozofik, Universiteti i Prishtinës
Kohëzgjatja: 12 muaj;
Buxheti: 61.302
Përmbledhje
Projekti është i bazuar në dy komponentë të lidhur: 1) Bashkëpunimi ndërkombëtar në botime dhe 2) Zhvillimi i angazhimit studimor me studentët. Projekti përfshin një punëtori (e udhëhequr nga një mësues prej SHBA-së) në udhëzimin e studentit në qendër, revista ndërkombëtare, lexues ndërdisiplinorë si burim i mësimdhënies dhe kërkimit, dhe grupeve të fokusuara në lexim me studentët.

Projekti adreson mungesën e burimeve të mësimdhënies në fakultet, mungesën e ndërdisiplinës dhe ka nevojë për të zhvilluar praktika të reja të mësimdhënies. Së bashku, bashkëpunimi ndërkombëtar dhe angazhimi i mëtejmë i studentëve do të ndihmojnë në forcimin e angazhimit të fakultetit fillestar dhe studentëve në prodhimin akademik në nivelin institucional.

Tërësisht, projekti do të krijojë udhëzime për studentin në qendër, fakulteti dhe studentët do të fitojnë përvojë në kryerjen dhe pjesëmarrjen në grupet e leximit dhe leximin kritik të teksteve, burimet mësimore do të publikohen dhe do të vihen në dispozicion për përdorim në një numër të kurseve dhe programeve akademike, ISSH do të ndërtojë kapacitete për bashkëpunim ndërkombëtar, si dhe në të menduarit e plotë kreativ dhe kritik dhe analizat do të çohen më tej në mësimdhënie dhe botim.

Qëllimi i projektit është që të krijojë burime mësimore dhe kërkimore në Fakultetin Filozofik nëpërmjet zhvillimit të mëtejshëm të shkëmbimit akademik ndërkombëtar dhe kapaciteteve për zhvillim dhe zbatim afatgjatë të kurrikulit.



Projekti: Projektimi i së ardhmes
Përfituesi i projektit: Departamenti i Dizajnit Grafik, Fakulteti i Arteve, Universiteti i Prishtinës
Kohëzgjatja: 2 muaj;
Buxheti: $28,600
Përmbledhje: Departamenti i Dizajnit Grafik është në proces të azhurnimit të planit mësimor, krijimin e lëndëve të reja dhe përmirësimin e burimeve në klasë.
Çdo vit akademik në departamentin tonë ne pranojmë rreth 10-16 studentë. Burimet e mësimnxënies për këtë numër të studentëve janë shumë të kufizuara. Çdo klasë ka 2-3 kompjuterë të vjetër.

Këtë vit ne kemi krijuar një lidhje me Institutin Herberger të Universitetit Shtetëror të Arizonës, SHBA. Në bashkëpunim me fakultetin nga dy institucionet tona, ne duam të krijojmë një program të drejtuar konceptualisht me një qasje ndërdisiplinore për bërjen e artit, i cili do të futet si një lëndë e re. Ky program do të përqafojë praktikat krijuese, duke përfshirë interpretimin, videon, instalimin, artin e uebit dhe skicimin.
Ngjarja Projektimi i së Ardhmes (shkrimi, vizatimi dhe ridizajnimi i së ardhmes së mjedisit tonë) do të jetë një rezultat i këtij bashkëpunimi. Studentët do të punojnë mbi këto ide për dy muaj dhe në fund do ta ekspozojnë punën e tyre në ngjarjen kryesore që do të jetë e hapur për vizitorët dhe do të mbahet në vende të rastit në qendër të Prishtinës. Gjatë këtyre dy muajve do të ketë konferenca online me Fakultetin e Institutit të Herbergerut, si dhe prezantime, mësime dhe vlerësime kritike.

Ky projekt do të projektohet që të jetë i përhershëm dhe ngjarje mujore në qendër të Prishtinës. Kjo ngjarje mujore do të bashkojë artistët, performuesit dhe studentët e artit në vazhdimësi të paraqitjes së punës së tyre dhe idetë për vizitorët dhe njerëzit e Prishtinës.



Projekti: Mbështetje për zhvillimet akademike përmes bashkëpunimit me universitetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës,
Përfituesi i projektit: Fakulteti i Edukimit dhe Fakulteti i Filologjisë. Universiteti i Prishtinës
Kohëzgjatja: 6 muaj,
Buxheti: $40,000
Përmbledhje: Përcjellja e vizitës së dy ekspertëve nga Universiteti Shtetëror i Iowa-s në Kosovë për vlerësimin e nevojave në zonat eventuale të bashkëpunimit dhe nevojat e Kosovës për zhvillimin e mësimdhënësve dhe zhvillimin e ESL mësimdhënies, një ekip profesorësh të Universitetit të Prishtinës (Fakulteti i Filologjisë, Departamenti i Anglishtes dhe Fakulteti i Edukimit në Universitetin e Prishtinës) do të zhvillojnë një vizitë njëjavore në Universitetin Shtetëror Iowa, në mënyrë që të mësojnë rreth kursit dhe programit të projektimit, praktikave mësimore dhe zbatimit të programit ndërdisiplinor. Ky shkëmbim i përvojave do të synojë për të prodhuar rezultate konkrete për të dy universitetet.
Vizita studimore ka për qëllim të mësojë rreth mësimdhënies së gjuhës angleze si gjuhë të dytë, përkthimin, shkencat e edukimit dhe praktikat e arsimit. Vizita studimore do t’ju mundësojë profesorëve kosovarë të rishikojnë dhe të rimendojnë praktikën e tyre të mëparshme dhe për të zgjeruar konceptet e tyre të praktikës mësimore, të mësuarit e studentëve dhe planifikimin e kurseve.
Kjo vizitë po ashtu do të krijojë mundësi për shkëmbim dhe bashkëpunim për të dyja komunitetet akademike në Shtetet e Bashkuara dhe në Kosovë, si dhe do të krijojë terrenin për partneritetin e ardhshëm të projekteve të ndërsjella, hulumtim dhe lëvizshmëri mes dy institucioneve. Përveç kësaj, vizita studimore do të çojë në identifikimin e literaturës relevante moderne, e cila do të merret pas vizitës.
Qëllimi i vizitave të përbashkëta është të kontribuojnë në modernizimin dhe ndërkombëtarizimin e planit mësimor në Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze si dhe në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës.



Projekti: Të mbështesë zhvillimin e laboratorëve diagnostikues të Departamentit të Mjekësisë Veterinare, në kuadër të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë të Universitetit të Prishtinës.
Kohëzgjatja: 12 muaj
Buxheti: 20, 388 $

Përmbledhje:
Duke e mbrojtur shëndetin e kafshëve, ne mund ta mbrojmë edhe shëndetin e njerëzve, kështu që ne duhet të kemi mënyra të sigurta që t’i identifikojmë dhe t’i diagnostikojmë sëmundjet e kafshëve, të cilat janë të përbashkëta me sëmundjet e njerëzve dhe mund të transmetohen tek ne. Për këtë qëllim ne kemi kërkuar 20, 388 $ që ta zbatojmë një projekt për 12 muaj, i cili do t’u ndihmojë profesorëve dhe studentëve të Shkollës së Veterinarisë që t’i përdorin disa teste të sigurta për t’i diagnostikuar saktë sëmundjet, për pronarët/pacientët trajtime më të mira dhe më të lira dhe për stafin e Departamentit të Veterinarisë projekti do të ndihmojë duke prodhuar letër shkencore bazuar në përfundimet nga testet laboratorike të mostrave të kafshëve.
Departamenti i Veterinarisë do t’i përdorë fondet për t’iu drejtuar rëndësisë së përdorimit të diagnostikimit që ofrohet ky shërbim për herë të parë për veterinerë të tjerë duke u ofruar atyre rezultate për të krijuar diagnozë dhe trajnim të saktë dhe në këtë mënyrë duke i rritur aftësitë dhe efikasitetin e tyre, që do të mundësojë parandalimin e hyrjes së sëmundjeve të kafshëve në shëndetin e njerëzve, që rrjedh nga sipërfaqja gjeografike.
Përshkrimi i Projektit:
Departamenti i Mjekësisë Veterinare për objektiv ka t’i zhvillojë kapacitetet dhe aftësitë e veta për të ofruar shërbime për studentët, veterinerët dhe për Qeverinë. Një nga pjesët integrale të këtij procesi është që të krijohet dhe të funksionalizohet laboratori për diagnostikimin e sëmundjeve infektive, si dhe të tjera. Në këtë moment ne kemi infrastrukturë (ndërtesë) për të ofruar këtë shërbim për studentët, veterinerët, por jemi në mungesë të pajisjeve dhe testeve diagnostike.
Me pasjen e testeve diagnostikuese dhe pajisjeve ne do të jemi në gjendje që t’i identifikojmë dhe t’i diagnostikojmë sëmundjet të cilat janë të rrezikshme për kafshët dhe për njerëzit.
Projekt i cili mund të mundësojë ofrimin e pajisjeve dhe testet diagnostike e adreson mirë problemin aktual.
Projekti do të ketë ndikim të madh në përmirësimin e shëndetit të kafshëve dhe shëndetin e njeriut. Projekti do të ketë ndikim në edukimin e gjeneratës së re të studentëve. Për Kosovën kjo do të ketë një efekt pozitiv në shëndetin publik dhe sistemi arsimor për fushën e mjekësisë veterinare.
Në këtë pikë nuk ka statistika dhe gjetje kërkimore në këtë temë për shkak të mungesës të laboratorëve.
Synimet e projektit:
Qëllimi i projektit të propozuar është që t’i rrisë kapacitetet e laboratorit duke e furnizuar me pajisje diagnostikuese dhe teste, të cilat do t’u mundësojnë studentëve që t’i rrisin njohuritë e tyre për testime, sigurim dhe trajtim të duhur të kafshëve dhe ligjërata me të dhëna statistikore dhe mjete kërkimore.
Në fund të projektit njëvjetor, ngritja e njohurive dhe eksperiencës ndër studentë (Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë) do t’i rrisë shërbimet për kafshët e shtëpisë dhe kafshët e mëdha, ndërsa të dhënat shkencore të cilat do të merren nga laboratori i punës do të jenë të parashikuara.
Një shans i madh do të paraqitet në mënyrën se si do të krijohet diagnostikimi i sëmundjes (do të jetë i bazuar në fakte e jo më në supozime). Studentët do të përfitojnë aftësi të përdorin teste ekzaminuese, të cilat janë të lehta të përdoren gjatë punës. Hulumtuesit do të kenë më shumë qëndrime pozitive ndaj krijimit të ideve të reja të hulumtimeve nga laboratori i punës, në diagnostikime. Projekti do të zbatohet në Prishtinë, laboratori do t’i referohet të gjitha stacioneve veterinare të cilat veprojnë tani për tani në Kosovë. Projekti i takon Kosovës, sepse do t’i rrisë njohuritë dhe aftësitë e studentëve dhe do të rrisë mbrojtjen e shëndetit të kafshëve dhe shëndetin publik në përgjithësi.
Aktivitetet e projektit:
Projekti do të realizohet duke aktivizuar pajisje dhe duke përdorur testin diagnostikues, fillimisht duke nisur me projektin, kryerjen e punës laboratorike për më shumë se 100 klinika veterinare që veprojnë në Kosovë, si dhe mjetet e dukshme për studentët dhe profesorët për qëllime diagnostike.
Aktivitetet do të udhëhiqen nga Adem Rama, pedagog në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë. Përfitues do të jetë Qeveria e Kosovës (Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit).
Përfituesit do të tërhiqen nga organizimi i fushatës informative dhe prodhimin e materialeve informuese në lidhje me shërbimet që ne ofrojmë, duke organizuar punëtori dhe seminare për palët e interesuara.
Aktiviteti do të ndodhë në fillim të janarit 2013 dhe duke përfunduar në dhjetor 2013 dhe do të vazhdojë gjatë viteve në vijim. Kurrikula ekzistuese tashmë është zhvilluar për aktivitetin e paraparë.
Bashkëpunimi do të themelohet me Agjencinë Kosovare të Ushqimit dhe Veterinarisë, Odën e veterinarisë kosovare dhe ofrimit të kujdesit shëndetësor për kafshët / njerëzit.



Projekti: Laborator për fotografi dhe video në Departamentin e Etnologjisë dhe Antropologjisë Kulturore , Departamenti i Etnologjisë dhe Antropologjisë Kulturore, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Filozofisë
Projekti: Rritja e bashkëpunimit me universitete amerikane, Fakulteti Juridik, Universiteti i Prishtinës
Projekti : Përmirësimi i Mësimdhënies dhe Mësimnxënies të Shkencave Sportive( SSTLI ), Fakulteti i Shkencave Sportive - Universiteti Publik i Prishtinës

Projekti: Funksionalizimi i Teatrit të studentëve; Departamenti i Arteve Dramatike, Fakulteti i Arteve, Universiteti i Prishtinës

Projekti: Mbështetja për Zhvillimin e Njësisë kirurgjikale të Klinikës Veterinare Universitare; Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë

Projekti: Qasja në bibliotekat shkencore digjitale; Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Universiteti i Prishtinës