Qendra për Përsosmëri ne Mësimdhënie organizon trajnimin "Vëzhgimi Kolegial"

26 Prill 2024
SHARE

Në kuadër të nismave për ngritjen e cilësisë, Qendra për Përsosmëri në Mësimdhenie (QPM) ka mbajtur trajnimin mbi vëzhgimin kolegial (peer to peer). 

Kjo nismë synon përmirësimin e cilësisë në mësimdhënie ku përmes vëzhgimit kolegial stafi akademik mund të shkëmbejë komente dhe reflektime mbi metodologjitë e tyre të mësimdhënies, të identifikojë fushat për përmirësim dhe të ndajë praktikat më të mira me kolegët.

Pilotimi i trajnimit përbëhet prej tri komponentëve: (1) Trajnim një ditor; (2) Vëzhgim kolegial në praktikë; dhe (3) Reflektim.

Trajnimi është mbajtur nga trajneret e QPM-së, profesoreshat Dr. Blerta Mustafa dhe Dr. Zinaide Gruda.

Universiteti i Prishtinës përkushtohet në nxitjen e një kulture të përsosmërisë dhe përmirësimit të vazhdueshëm në mësimdhënie.