UP dhe Universiteti i Drejtësisë në Varshavë lidhin marrëveshje bashkëpunimi

08 Prill 2024
SHARE

Rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. Qerim Qerimi qendroi për vizite në Universitetin e Drejtësisë në Varshavë, ku u mirëprit nga rektori Dr. Michał Sopiński. 

Gjatë takimit, u nënshkrua edhe marrëveshja e bashkëpunimit ndermjet dy universiteteve, që është e para në mes të UP-së dhe një institucioni të arsimit të lartë në kryeqendrën polake.

Në takim morën pjesë edhe shefi i Misionit të Republikës së Kosovës në Poloni, z. Drilon Gashi dhe drejtoresha e Institutit të Shkencave të Menaxhimit dhe Cilësisë, Dr. Katarzyna Adamiak. 

Gjatë takimit u përcaktua korniza për bashkëpunim në të ardhmen, e cila do të përfshijë zbatimin e kërkimit të përbashkët shkencor, shkëmbimin e studentëve dhe të stafit akademik ndërmjet universiteteve dhe pjesëmarrjen në aplikime për projekte të përbashkëta nga fondet e Bashkimit Evropian dhe fondet e agjencitë e tjera.

Gjatë qëndrimit në Poloni, rektori Qerimi zhvilloi takime të ndryshme me shefin e misionit të Republikës së Kosovës, z. Drilon Gashi, profesorë dhe anëtarë të konunitetit shqiptaro-polak, në funksion të qëllimit për hulumtimin dhe zgjerimin e mundësive për bashkëpunim dhe shkëmbim akademik ndermjet UP-se dhe institucioneve të arsimit të lartë në Poloni.