Erasmus+ në OTH Regensburg, Gjermani

15 Prill 2024
SHARE

Universiteti i Prishtinës,  hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin dimëror, të vitit akademik 2024/2025, në Universitetin e "Ostbayerische Technische Hochschule Regensburg", Gjermani në kuadër të programit Erasmus +.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

•    Shkëmbimin e studentëve të nivelit Bachelor (një semester) nga Departamenti: Punë Sociale, Fakulteti Filozofik si dhe nga Fakulteti Ekonomik.

Studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Bachelor të Fakultetit Filozofik Departamentit të Punës Sociale ose në Fakultetin Ekonomik në  Universitetin e Prishtinës . Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve dhe notë mesatare mbi 8.00.


Dokumentet e nevojshme për aplikim:

•    Certifikata e notave/Transkripta (në gjuhën angleze)
•    CV (në gjuhën angleze)
•    Kopja e pasaportës (faqja ku është edhe fotografia)
•    Një letër motivuese (në gjuhën angleze)
•    Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën), që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik)
•     Certifikata e gjuhës angleze (minimumi B2) 

Inkurajohen studentët me më pak mundësi (students with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.

Për më shumë informata luteni ta vizitoni ueb faqen: https://www.oth-regensburg.de/en/international/incoming-students/exchange.html

Kurset që ofrohen në gjuhën angleze mund të i gjeni këtu: https://www.oth-regensburg.de/en/international/incoming-students/courses-in-english.html

Për të aplikuar në këtë thirrje luteni që të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu  dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën  24 prill  2024.

Për  më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja, ofron vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur më këtë thirrje mund ta kontaktoni Znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected].

Për instruksione se si të aplikoni, e gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: 9A50B76F-B459-4F8C-9B83-EB863B89B474.pdf (uni-pr.edu).